Flash News

E-TJERA

Kishte mbjellë një parcelë me kanabis, arrestohet 41-vjeçari në Fier (EMRI)

Kishte mbjellë një parcelë me kanabis, arrestohet

Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Fier pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. 

Në pranga ka rënë shtetasi, Leo tafa pasi gjatë kontrolleve, në territorin e fshatit Çipllakë, u gjet një parcelë me 190 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

41-vjeçari u vu në pranga për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Gjatë kontrolleve intensive dhe hetimeve të kryera me metoda proaktive, në territorin e fshatit Çipllakë, njësia administrative Libofshë, u zbulua një parcelë e mbjellë me 190 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa. Bimët ishin kultivuar në një sipërfaqe me shkurre, me synimin për t’u fshehur nga kontrolli ajror apo tokësor.

Si rezultat i hetimeve të menjëhershme, u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi L. T., 41 vjeç, banues në zonë. Ai akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Një pjesë e bimëve narkotike u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies nga strukturat policore.”- njofton policia.

Të fundit