Flash News

E-TJERA

"Kishte më shumë anë pozitive se negative", Gjoni për Bozon: Pa pikë turpi glorifikon sistemin komunist

"Kishte më shumë anë pozitive se negative", Gjoni
Deputeti Ralf Gjonic

Deputeti Ralf Gjoni ka komentuar deklaratën e kandidates për deputete, inxhinieres Luljeta Bozo për periudhën e regjimit komunist. “Po t’i vësh në balancë, për mua ka më shumë anë pozitive sesa negative”, tha ajo disa ditë më parë.

Këtë deklaratë, Gjoni e ka konsideruar të turpshme, ndërsa tha se glorifikimi i komunizmit është i papranueshëm.

Ai thotë se krimete kryera gjatë atij regjimi nuk duhet të harrohen, por të dënohen.

"Në krye të listës së Tiranës gjendet emri i një gruaje, Luljeta Bozos, e cila pa pikë turpi glorifikon sistemin komunist, ku i madh dhe i vogël i di shumë mirë krimet e asaj kohe.

Ka të paktën 2 rezoluta në këtë Kuvend që dënojnë krimet e komunizmit. Të mos i harrojmë ato krime. Me ç'të drejtë kjo zonjë mund të thotë që 'ajo kohë ka më shumë të mira po t'i vësh në peshore'. Ne sollëm një ligj për lustracionin viten e kaluar dhe ju pa pikë turpi nuk e kaluat", tha Gjoni.

Të fundit