Flash News

E-TJERA

Kishte në çante dy mina me telekomandë, arrestohet 38-vjeçari nga Durrësi në Fushë-Milot

Kishte në çante dy mina me telekomandë, arrestohet

Një hetim 3-javor ka çuar në goditjen e një rasti të tentativës për prodhim dhe trafikim të minave me telekomandë për shpërthim në distancë. Operacioni u zhvillua në Fushë-Milot.

Policia ka arrestuar poseduesin e tyre, B. O., 38 vjeç, që banonte në Sukth, Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e 38-vjeçairt janë gjetur 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, një thikë, 1000 euro dhe aparate celularë.

Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Të fundit