Flash News

E-TJERA

Kishte përshtatur një tabachino për shitjen e kokainës, arrestohet 40-vjeçari; sa e shiste një dozë

Kishte përshtatur një tabachino për shitjen e kokainës,

Finalizohet operacioni policor i koduar “ALLIASI”, Pas një hetimi 5-mujor, Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar pas një hetimi 5-mujor, pasi akuzohet për shpërndarjen e drogave të forta. Në kuadër të operacionit “ALLIASI”, në pranga është vënë shtetasi K. H. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur 40-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë.

Burimet zyrtare bëjnbë me dije se ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës në zonën e Alliasit, në një tabachino pranë banesës së tij, ku shiste lëndë narkotike kokainë kundrejt 3500 lekë të rinj për dozë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur 40-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë.

Policia njofton se gjatë kontrollit të tabachinos dhe banesës u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë, një armë zjarri pistoletë, shumat 42.000 lekë të rinj dhe 8730 euro, një automjet, një motomjet dhe 7 aparate celular.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit