Flash News

E-TJERA

Kishte shkuar për të peshkuar, gjendet i mbytur 45-vjeçari në lumin Osum

Kishte shkuar për të peshkuar, gjendet i mbytur 45-vjeçari

Një person është gjetur i mbytur këtë të shtunë në lumin Osum. Viktima mësohet se është shtetasi Ilir Mejdani, 45 vjeç.

Ai është nxjerr sot rreth orës 10;00 nga lumi Osum, në afërsi të urës së Gorricës, i pa jetë nga forcat e zjarrfikëses. Mësohet se Mejdani kishte shkuar për të peshkuar në lumin Osum.

Nuk dihen shkaqet e mbytjes së tij, teksa trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit.

Të fundit