Flash News

E-TJERA

Kjo demokrate nuk e tregon mbështetjen ndaj Berishës vetëm si pjesëmarrëse poshtë ballkonit

Kjo demokrate nuk e tregon mbështetjen ndaj Berishës vetëm si

Tashmë prej ditësh, dhjetëra e qindra simpatizantë mbajnë tubime dhe fjalime poshtë banesës së kreut të PD, Sali Berisha në shenjë solidarizimi, pasi ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 nëntorit.

Pas tyre, nga ballkoni i banesës së tij që ndodhet në rrugën “Mustafa Matohiti” mban një fjalim edhe vetë Berisha, i cili akuzon qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama si shkaktarë kryesor për asgjësimin e opozitës. 

Në tubimin e sotëm, veç fjalimeve me mesazhe të forta, nuk mund të mos binte në sy edhe një grua pjesëmarrëse, e cila mbi xhupin e saj kishte ngjitur një fotografi të Sali Berishës në krahun e majtë.  

Kjo demokrate nuk e tregon mbështetjen ndaj Berishës vetëm si

Me këtë gjest, ajo ka përcjellë mesazhin e saj se mbështetjen ndaj Berishës nuk e tregon vetëm si pjesëmarrëse poshtë ballkonit të kryedemokratit dhe se lideri demokrat do të jetë pranë çdo demokrati pavarësisht masave që ndërmerr kjo qeveri.

Të fundit