Flash News

E-TJERA

Kjo është 51-vjeçarja italiane që u plagos në Tiranë

Kjo është 51-vjeçarja italiane që u plagos në

Personi që shihni në foto është 51-vjeçarja Agata Carbonara, e cila mbeti e plagosur me plumb në këmbë natën e ndërrimit të viteve në Tiranë.

Carbonara ka deklaruar se po ecte me bashkëshortin në bulevard në momentin që diçka ka rënë nga pemët lart, duke e goditur në qafë.

Më vonë rezultoi se bëhet fjalë për plumb qorr.

Ditën e sotme, familja e saj deklaroi se nuk pranojnë që 52 vjeçarja ti nënshtrohet operacionit në Tiranë, por kërkojnë që plumbi t’i hiqet në Itali.

Ndërkohë deri më tani, nuk është ende e qartë se nga ka ardhur plumbi.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit