Flash News

E-TJERA

"Kjo është demokracia"/ A do të bashkëpunoje me Berishën nëse rimerr drejtimin e PD? Si përgjigjet Soreca

"Kjo është demokracia"/ A do të bashkëpunoje me

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka komentuar propozimet e PD për ndryshime kushtetuese. Ai tha se nuk ka patur mundësi t'i shikojë, por theksoi se kjo është demokracia.

“Ne natyrisht ende nuk kemi patur mundësinë të shohim propozimet. E dimë që janë dorëzuar në Kuvend nga Partia Demokratike. Por siç e thashë dhe dje kjo është demokracia dhe ja si po funksionon ajo. Opozita është në Kuvend, bën propozime dhe aty do të bëhen diskutimet mbi ato çështje”, tha Soreca.

Ky i fundit u pyet nga gazetarët, nëse do të bashkëpunonte me ish-kryeministrin Sali Berisha nëse ai do rimerrte drejtimin e PD.

Soreca tha se ka bashkëpunuar me të gjithë forcat politike dhe kur ato ishin jashtë Kuvendit dhe se kjo gjë nuk do të ndryshojë. Këto deklarata ai bëri nga Korça, ku ishte paraditen e sotme.

"Ne punojmë me të gjitha forcat politike, ne kemi bashëpunuar me PD edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit, dhe ne do të ndjekim zhvillimet brenda partisë, asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat politike", deklaroi ambasadori.

 

Të fundit