Flash News

E-TJERA

"Kjo është e turpshme", Fevziu "nxehet" me analistin: Shqiptarët s'janë dele të Ramës, s'mund t'i lësh në rrugë

"Kjo është e turpshme", Fevziu "nxehet" me

Moderatori Blendi Fevziu është përfshirë në një debat me analistin Robert Rakipllari, teksa e kishte pjesë të panelit mbrëmjen e djeshme në "Opinion" ku po diskutohej për zgjedhjet në Partinë Demokratike.

Fevziu replikoi me Rakipllarin, teksa ky i fundit përmendi se në vendin tonë, zgjedhjet nuk janë të lira dhe të ndershme,e sipas tij ka edhe përgjime për blerje votash.

Por Fevziu u shpreh se opozita në këto raste vendimin e merr para zgjedhjeve pasi nëse hyn në to duhet të pranosh rezultatin. Ai shtoi më tej se kryedemokrati Lulzim Basha nuk mund t'i lerë shqiptarët në rrugë e tu thotë se Rama do ia u blerë zgjedhjet gjithmonë.

REPLIKAT

Robert Rakipllari: Kemi parë përgjime!

Blendi Fevziu: Më fal, këtë gjë e dije ti në zgjedhje? Hyre në zgjedhje? The që vullneti i popullit është në kuti? Pastaj o s’do ta pranosh atë do thuash që nuk hyj në këto zgjedhje…

Robert Rakipllari: T’i pranojmë këto talente të reja që dolën në zgjedhje? T’i pranojmë dhe të themi që këta janë talentet e reja të zgjedhjeve shqiptare.

Blendi Fevziu: Jo Rakipllari nuk duhet ta lesh ti, nuk mund ta lesh. Mos ma trego këtë gjë se e di se çfarë po thua. Po them një gjë tjetër që nuk mund t’i lesh shqiptarët në rrugë dhe t’i thuash që Edi Rama do ua marrë zgjedhjet gjithmonë se ua blen. Nuk ua blen sepse nuk është populli shqiptar një popull tregtar që shkon te dera e Ramës për të marrë lekët. More vesh, kjo është e turpshme. Nuk mund ta thuash. Shqiptarët nuk janë dele të Edi Ramës dhe nuk mund t’i lejosh që të votojnë Edi Ramën.

Robert Rakipllari: Këtu jemi dakord ne!

Blendi Fevziu: Po pra dhe duhet t’ia udhëheqësh atij që është lider që e merr përsipër. Kujt ia kërkon ti këtë? Kush i doli për Zot shqiptarëve që t’i çonte në fitore?

Robert Rakipllari: Kjo është histori tjetër.

Blendi Fevziu: Kush atëherë? Atëherë mos fol. 

Të fundit