Flash News

E-TJERA

Kjo është ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë, mashtroi tre persona duke ju marrë 340 mijë euro

Kjo është ish-punonjësja e Bankës së

Vajza në foto është Milena Deraj, është 30-vjeçarja e cila u arrestua sot nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka mashtruar tre persona duke u marrë shuma të majme parash.

 Mësohet se 30-vjeçarja Deraj ka qenë për një periudhe kohore punonjëse pranë Bankës së Shqipërisë.

E reja ka mashtruar tre persona, konkretisht (babanë dhe dy djemtë) duke iu marrë 340 mijë euro me premtimin se do i ndihmonte në procesin gjyqësor që kishin në Shkodër, për një ngjarje kriminale të ndodhur dy vite më parë në Velipojë.

Deraj akuzohet se ka mashtruar edhe një shtetase tjetër të cilës i kishte premtuar investim në bono thesari duke i marrë në këmbim 230 000 euro.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë Finalizohet nga strukturat hetimore të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Last fraud". Iu mori disa herë, shuma të mëdha parash, 3 shtetasve (familjarë), duke i mashtuar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçarja.

Nga hetimet e thelluara dokumentohet dhe një rast i marrjes së shumës 230 000 euro nga kjo shtetase, me anë të mashtrimit. Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Last fraud", si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases M. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V. (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër.

Kjo shtetase iu ka marrë në mënyrë të përsëritur, shuma të mëdha parash, shtetasve A. V., Sh. V. dhe H. V., duke i premtuar se do t’i ndihmonte ata në një proces gjyqësor. Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V., pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur shtetasen M. D., për kthimin e parave.

Nga veprimet e thelluara hetimore është dokumentuar edhe një rast tjetër mashtrimi i kryer nga shtetasja M. D.,e cila gjatë një viti, i ka marrë në total rreth 230 000 euro, një shtetaseje, duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshmëm Tiranë, për veprime të mëtejshne procedurale.

 

Të fundit