Flash News

E-TJERA

“Kjo është leckë”, Hoxha nga Prizreni shkakton reagime në rrjet, fyen flamurin shqiptar

“Kjo është leckë”, Hoxha nga Prizreni shkakton

Një Hoxhë nga Prizreni, Mazllam Mazllami ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, pasi ka fyer dhe përdhosur flamurin shqiptar.

Në një video të publikuar në kanali e tij në Youtube, Hoxha e quan flamurin kuqezi një “leckë” dhe “arrnë”, duke pretenduar se edhe sikur flamuri të mos ishte shpalosur më 28 Nëntor, nuk do të bëhej nami.

Hoxha i bën thirrje myslimanëve të mos e konsiderojnë flamurin kuqezi, madje thotë se ata dëshmorë që kanë rënë për atdheun janë dëshmorë të Allahut.

“Kjo është arrnë, leckë, bezë. Këta kur e kemi nxjerrë për 28 Nëntorin… Edhe mos ta kishim nxjerrë hiç, fare s’bëhej kijameti. Populli ynë, populli shqiptar janë myslimanë 80%. E njohim ne paganizmin çfarë është. Ne nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj. Për të, të padenjë janë edhe dëshmorët e kombit, përveç atyre që “janë dëshmorë të Allahut”.

Shehid nuk bidet qysh po thotë dikushi – plot shehidë jemi bërë, është mbushur Kosova dëshmorë… E lus Allahun që këta që na kanë rënë dëshmorë, ishalla janë dëshmorë të Allahut. Se ne që i shkruajmë dëshmorë e ju vendosim pllakata pas 50 vjete krejt ua thyejmë”, thotë Mazllam Mazllami.

Hoxha Mzllam Mazllami ka tërhequr vëmendjen kur besimtarët i dhuruan një mjet tip “Mercedes” luksoz me rastin e da;jess ë tij në pension. Mjetin Hoxha e reklamoi në rrjete sociale ku ngjalli mjaft reagime.

 

Të fundit