Flash News

E-TJERA

“Kjo është një çmenduri”, shpërthen Leo Mesi: Jam i lodhur duke qenë gjithmonë problemi

“Kjo është një çmenduri”, shpërthen Leo

Lionel Mesi i surprizoi të gjithë me deklaratat në aeroportin e Barcelonës “El Prat” pasi zhvilloi 2 ndeshjet në fazën eliminatore të Amerikës së Jugut me Argjentinën.

Pyetjet e shumta të gazetarëve në lidhje me gjithçka ka ndodhur te Barcelona gjatë kësaj kohe dhe akuzat që i janë bërë nga agjentët dhe të afërmit e Antuan Grizmanit, e acaruan jo pak yllin e Barcelonës.

“Jam shumë i lodhur që më konsideroni mua gjithmonë problem te Barcelona”, tha kapiteni i katalanasve.

 Ish-agjenti i Grizmanit, Erik Olhats, ka thënë se te Barcelona është një regjim terrorist i vendosur nga Leo Mesi dhe ai komandon gjithçka në skuadër.

 I bezdisur nga prania e madhe e gazetarëve në aeroportin e Barcelonës, Leo Mesi shpërtheu kundër tyre. Atë po e priste bashkëshortja Antonel Rokuzo. “Çfarë bëni? Pas 15 orësh udhëtimi, tani më duhet që të jap shpjegime edhe përpara prokurorëve. Kjo është një çmenduri”, ka thënë Lionel Mesi kur po futej në makinë.

Të fundit