Flash News

E-TJERA

Kjo është nofka me të cilën e konsiderojnë Gledis Nanon në SHBA

Kjo është nofka me të cilën e konsiderojnë Gledis Nanon

Eksperti i kriminalistikës dhe profesori Ervin Karamuço ka treguar si e konsiderojnë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, sipas Karamuços, Gledis Nano ka një nofkë në SHBA, “njeriu i zgjuar nga Shqipëria”.

Këtë detaj Karamuço e ka mësuar nga instruktori i Gledis Nanos në SHBA, ku dhe është trajnuar, i cili është mik familjar i Ervin Karamuços, siç u shpreh ky i fundit.

“Unë e kam dëgjuar emrin e tij, madje ai ka një nofkë aty, jo pseudonim, por nofkë. “Smart guy from Albania”, SGA, “një njeri i zgjuar shqiptar”. Dhe mentori i tij, instruktori i kursit të tij është një mik familjar i familjes tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Se i thosha, ka shqiptar? Ka, dhe ma ka përmendur.

Kur erdhi pastaj që u bë drejtor, ose më mirë kur filluan ngjarjet e Sirisë që aty doli dhe u evidentua për herë të parë vlerat e tij si profesionist, aty kam thënë qenka ky”, thotë Karamuço.


 

Të fundit