Flash News

E-TJERA

“Kjo s’është drejtësi”, ish-prokurorja Imeraj: Gjyqtarët vendosin ‘arrest në burg’ që të jenë komod

“Kjo s’është drejtësi”, ish-prokurorja Imeraj:

Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj ka komentuar faktin se Shqipëria ka numrin më të lartë të të paraburgosurve nëpër burgje, duke tejkaluar çdo kriter të BE-së.

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Imeraj thotë se në shumë raste masa e sigurisë arrest në burg aplikohet me pa të drejtë.

Unë kam punuar te krimet e rënda dhe më ka rastisur të hetoj shumë raste të rënda dhe i kanë pasur të merituara. Masa arrest në burg është masa më represive, nuk është një rregull por duhet të jetë përjashtim. Një ndër faktorë kryesorë është që vijmë nga një sistem në rangun e aplikimit të drejtësisë penale ku nuk interproton qartë prezuzimin e pafajësisë, por prezumimin e fajësisë.

Shumë shpesh shoqëria ka reaguar kundrejt përhapjes së fenomeneve të ndryshme që përbëjnë vepër penale. Lidhje e paligjshme energjie elektrike, fushata për ndërtimet pa leje, dhe nga ana tjetër ke sistemin e drejtësisë që hasen me këtë presion të madh të shoqërisë ku moszbatimi i kushteve respektive do konsiderohej mosdhënie drejtësie.

Ne duhet të themi duhet të bëjmë drejtësi, jo pandëshkueshmëri. Një prokuror dhe një gjyqtar është më komod në punën nëse cakton një arrest në burg që të shpëtojë nga paragjykimi. Kjo nuk është ligjore, nuk është as objektive, nuk është as drejtësi me thënë të drejtën”, u shpreh Imeraj.

 

Të fundit