Flash News

E-TJERA

“Kjo zonë është “dhunuar” në Tiranë”, gazetarja: Shumë gjëra do të ishin ndryshe po të drejtohej nga PD

“Kjo zonë është “dhunuar” në

Kandidatja e “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak, Tiranë, Alba Kepi tha se nëse Partia Demokratike do të kishte drejtuar bashkinë e kryeqytetit në këto dy mandate, shumë gjëra do të ishin ndryshe.

Ajo tha për “RinVote” në Euronews Albania se kishte rezerva për mënyrën si ishte trajtuar identiteti dhe historia e Tiranës.

“Ajo që unë kam rezervat e mia është ai Ansambli historik i qytetit, ai trekëndëshi që me një vendim të kryeministrit, pra një vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2018 është modifikuar për t’i lënë vend ndërtimit të pallateve shumëkatëshe, pra ajo që unë nuk mund ta pranoj dhe ndoshta kam një ndjeshmëri shumë të lartë, është pikërisht sepse në zonën e Ansamblit Historik, është pjesa e Kullës së Sahatit, është pjesa e zonës së sarajeve dhe gjithë pjesa që shkon deri te Muzeu Historik Kombëtar të cilat duhet të ishin me ligj të paprekshme,” – u shpreh Kepi.

 

 

Të fundit