Flash News

E-TJERA

Klajd Ymeri emërohet drejtori i ri i Cirkut Kombëtar

Klajd Ymeri emërohet drejtori i ri i Cirkut Kombëtar

Klajdi Ymeri është emëruar drejtori i ri i Cirkut Kombëtar me vendimin që u mor sot nga qeveria me propozim të ministres së Kulturës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do botohet në “Fletoren zyrtare”.

NJOFTIMI I PLOTË:

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Klajd Ymeri emërohet drejtor i Cirkut Kombëtar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit