Flash News

E-TJERA

Klement Balili kërkon lirimin nga burgu për arsye shëndetësore

Klement Balili kërkon lirimin nga burgu për arsye
Klement Balili

Klement Balili i njohur ndryshe si eskobari i Ballkanit ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, duke pretenduar se ka probleme shëndetësore.

Aktualisht Klement Balili vuan dënimin ne burgun e Peqinit në siguri të lartë, dhe nëpërmjet kërkesës kërkon që pjesën tjetër ta vuaj në siguri të ulët.

Lidhur me kërkesën e Balilit, prokuroria është shprehur kundër, ndërsa Gjykata e Elbasanit ka kërkuar që të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore për të parë nëse pretendimet e Balilit qëndrojnë.

Kelment Balili u vetëdorëzua pas shumë kohësh në kërkim. Ai u dënua tetorin e kaluar, ndërsa i kanë mbetur edhe 10 vite burg.

Të fundit