Flash News

E-TJERA

Prokuroria e Përgjithshme e konfirmon: Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi, dosja i kalon KLGJ-së

Prokuroria e Përgjithshme e konfirmon: Irena Gjoka fshehu dënimin

Prokuroria e Përgjithshme ka deklaruar përmes një njoftimi se gjyqtarja Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi duke gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Sipas prokurorisë, vendimi i autoriteteve greke për dënimin e Irena Gjokës, është autentik. 

Pas hetimeve të zhvilluara brenda dhe jashtë vendit, Prokuroria e Përgjithshme ka miratuar rezultatet më 19 janar 2026 dhe ia ka përcjellë ato KLGJ-së, e cila është organi kompetent për të vlerësuar nëse ekzistojnë kushte ndaluese për ushtrimin e funksionit publik.

“Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike””, thuhet në njoftim.

Të fundit