Flash News

E-TJERA

KLGJ miratoi platformën elektronike për ankesat nga Diaspora, reagon DPSHL: Fitore historike

KLGJ miratoi platformën elektronike për ankesat nga Diaspora, reagon

Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për miratimin e platformës elektronike për paraqitjen e ankesave online për zgjedhësit që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dhe që nuk i është miratuar kërkesa për të votuar nga KQZ.

Kujtojmë se numri i zgjedhësve unikë të refuzuar sipas faqes zyrtare të KQZ është 48180 persona. Sipas DPSHL, me këtë vendim, diaspora shqiptare fton cdo qytetar shqiptar të diasporës, që nuk i është miratuar kërkesa për të votuar të ushtrojë sa më parë të drejtën kushtetuese drejtën për të apeluar elektronikisht, duke shmangur burokracinë dhe barrierat e panevojshme fizike

"Një fitore historike për votën e diasporës!
Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) përshëndet dhe mirëpret vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për miratimin e platformës elektronike për paraqitjen e ankesave online për zgjedhësit që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dhe që nuk i është miratuar kërkesa për të votuar nga KQZ. Numri i zgjedhësve unikë të refuzuar sipas faqes zyrtare të KQZ është 48180 persona.
Ky vendim i KLGJ, vjen si rezultat i një përpjekjeje të gjatë dhe të palëkundur nga ana e lëvizjes dhe mbështetësve tanë, për të siguruar një proces ankimimi të drejtë dhe të aksesueshëm për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Me këtë vendim, diaspora shqiptare fton cdo qytetar shqiptar të diasporës, që nuk i është miratuar kërkesa për të votuar të ushtrojë sa më parë të drejtën kushtetuese drejtën për të apeluar elektronikisht, duke shmangur burokracinë dhe barrierat e panevojshme fizike. Sipas vendimit të KLGJ, zgjedhësit do të mund të dërgojnë kërkesat e tyre përmes postës elektronike në adresën [email protected], ndërsa shqyrtimi i këtyre ankesave do të bëhet brenda 48 orëve, përmes platformës “Microsoft Teams”, duke siguruar një proces më të shpejtë dhe të drejtë", thuhet në reagim. 

 

Të fundit