Flash News

E-TJERA

KLGJ miraton sistemin online për ankesat e votuesve nga diaspora, shqyrtimi brenda 48 orëve

KLGJ miraton sistemin online për ankesat e votuesve nga diaspora, shqyrtimi

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar përdorimin e platformës “Microsoft Exchange Server”, e cila do të mundësojë paraqitjen online të kërkesave nga zgjedhësit që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas vendimit të KLGJ-së, kërkesat e votuesve nga diaspora do të dërgohen në adresën zyrtare [email protected], ndërsa shqyrtimi dhe vendimmarrja do të kryhen edhe përmes “Microsoft Teams”, brenda 48 orëve nga regjistrimi në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve.

Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të KLGJ-së dhe do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Të fundit