Flash News

E-TJERA

KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit për Irena Gjokën, ia kalon çështjen ILD-së

KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit për Irena Gjokën,  ia kalon

Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka pranuar ngritjen e komisionit për nisjen e verifikimeve për gjyqtaren Irena Gjoka.

KLGJ me shumicë votash, KLGJ rrëzoi relacionin e prokurorisë së Përgjithshme për Irena Gjokën, e cila vërtetoi se ka qenë e dënuar në Greqi dhe e dëbuar për falsifikim të pasaportës dhe vizës dhe ia ka kaluar rastin Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. 

Gjatë mbledhjes, KLGJ nuk ka pranuar me argumentin se diskutimi mbi papërshtatshmërinë e gjyqtares ka lindur pasi ajo e ka marrë statusin e magjistrates. 

Mësohet se një nga anëtarët e KLGJ, Ridvan Hado ka deklaruar në mbledhje se kjo çështje duhet të vendoset nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani.

"Kjo ceshtje që kur ka filluar, kemi kompetence pas fitimit te statusit. Duhet t'i dergohet ILD per të proceduar. Kështu kemi vepruar ne rastet e tjera", ka deklaruar ai.   

Kundër u deklaruan po ashtu edhe anëtarët e tjerë të KLGJ, Markelian Koça dhe Emona Muçi. 

Akuzat ndaj Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj kreut të PD, Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”. Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar vazhdimisht Gjokën, duke pretenduar se ajo është në konflikt interesi dhe se ka fshehur të kaluarën e saj, përfshi dënimin penal në Greqi.

Sakaq, Prokuroria e Posaçme, SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000.

Të fundit