Flash News

E-TJERA

KLGJ nxjerr tarifat e reja, sa do të kushtojnë kërkesat për divorc dhe vonesat e pajustifikuara

KLGJ nxjerr tarifat e reja, sa do të kushtojnë kërkesat për
Foto Ilustruese

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar tarifat e reja për seancat gjyqësore dhe për penalitetet në rastet kur vlerësohet se shtyrja e tyre bëhet në mënyrë të pajustifikuar.

Në vendimin nr.641 të datës 23 dhjetor parashikohet që nga janari të aplikohen tarifat e reja.

Për vonesa të shkaktuara në gjykimet në shkallët e para, KLGJ ka përcaktuar penalitet në vlerën 5000 lekë, duke u dyfishuar për vonesa në apel deri në 10.000 lekë dhe 15.000 lekë për vonesat e shkaktuara në Gjykatën e Lartë.

Në rastet kur Gjykata e Apelit, ka juridiksionin fillestar, tarifa do të jetë e njëjtë me atë që aplikohet për gjykimin në shkallë të parë.

Në vendim thuhet se një shërbim gjyqësor do të kushtojë 150.000 lekë. Tarifa paguhet në momentin e paraqitjes së padisë, të ankimit, rekursit përveçse kur ligji parashikon ndryshe.

Ndërkohë ngritja e padisë civile, do kushtoje 1.500 lekë. Ajo me objekt marrëdhënie pune kushton 1.000 lekë, ndërsa regjistrimi i kërkesave, depozitimeve të OJF-ve, Partive Politike, Sindikatave, kushton 2.000 lekë.

Sa i përket divorceve, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar përgjysmimin e tarifës e cila ishte 3.000 lekë dhe bëhet 1.500 lekë.

Çdo organ publik që kryen funksione administrative, gjykatat dhe prokuroria, përjashtohen nga detyrimi për të paguar tarifë gjyqësore, përveç rasteve kur ligji procedural parashikon ndryshe. Avokatura e Shtetit, përjashtohet si nga pagesa e tarifave dhe nga ajo e shpenzimeve gjyqësore.

 

Të fundit