Flash News

E-TJERA

KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtaren Enkeleida Hoxha

KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtaren Enkeleida Hoxha
Gjyqtarja Enkeleida Hoxha

Është shkarkuar nga detyra gjyqtarja Enkeleida Hoxha. Vendimi u mor ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. KLGJ vendosi të pranojë kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të Hoxhës.

Sipas njoftimit të KLGJ-së, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani kishte argumentuar shkeljet disiplinore të magjistrates. Sipas tij, Hoxha kishte mospërmbushje të pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit, veprime që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët dhe mosrespektim të rëndë e të vazhduar të legjislacionit.

Enkeleida Hoxha është magjistratja e dytë për të cilën KLGJ ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkim nga detyra, për shkelje të rënda disiplinore.

Ajo akuzohet se ka liruar nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt fitimit.

Të fundit