Flash News

E-TJERA

KLGJ shtyn seancën për gjyqtaren Enkelejda Hoxha më 25 shkurt

KLGJ shtyn seancën për gjyqtaren Enkelejda Hoxha më 25 shkurt

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë seancën për gjyqtaren Enkelejda Hoxha për në datë 25 shkurt 2021.

Mësohet se, avokatit të gjyqtares i është kërkuar të depozitojë mbrojtjen me shkrim brenda datës 23 shkurt dhe kërkesat do të diskutohen pas paraqitjes së mbrojtjes.

Avokati i gjyqtares kërkoi pezullim të procesit pasi magjistratja duhet të ishte në seancë si dhe i duhet kohë për mbledhjen e provave. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani u shpreh se avokati ka pasur kohë që të njihej me provat ndaj nuk është dakord me shtyrjen e procesit.

Kujtojmë që gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet për “Korrupison”, teksa nën përgjimet e SPAK kanë rënë edhe 9 persona të tjerë, të cilët deri në përfundim të hetimeve do të qëndrojnë në masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Të fundit