Flash News

E-TJERA

KLGJ vendos të hënë për fatin e kryegjyqtares së "TikToku-ut"

KLGJ vendos të hënë për fatin e kryegjyqtares së

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të zhvillojë ditën e hënë seancën për kryetaren në detyrë të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i kërkoi pak ditë më parë KLGJ-së shkarkimin nga detyra të magjistrates Kapedani, pas publikimit të videove në rrjetin social “Tik-Tok”.

Gjyqtarja shfaqej në videot duke bërë sfilatë në zyrë, apo duke dëgjuar këngë me tekst aspak të përshtatshëm si "jam mafia". Sipas ILD-së, veprimet e Kapedanit diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.

Në një reagim për mediat, vetë Kapedani thotë se ajo nuk ka një adresë në rrjetin social “Tik Tok”, por nuk shpjegon se kush i ka xhiruar videot e saj dhe si kanë përfunduar ato në internet. Sipas gjyqtares, shpërndarja e videove është bërë qëllimisht për të përbaltur figurën e saj.

 

 

Të fundit