Flash News

E-TJERA

Klima politike në Shqipëri, ambasadori i OSBE-së: Ka një dozë të shtuar dinamike dhe gjallërie

Klima politike në Shqipëri, ambasadori i OSBE-së: Ka një

Ambasadori i OSBE-së, Vincenzo Del Monaco u shpreh se shumë shpejt OSBE/ODIHR do të nxjerrë konkluzionet përfundimtare mbi procesin zgjedhor të 25 prillit.

Këto deklarata ambasadori i bëri nga Shkodra, ku ndodhej për një vizitë zyrtare. Ai tha se duhet pritur raporti dhe më pas te vijohet me komente, ndërsa shtoi se nuk ka një datë të saktë se kur do të dalë.

“Po presim rezultatin përfundimtarë që uroj që shumë shpejt ti prezantohet publikut dhe autoriteteve shqiptare, nuk kam një datë të saktë. Shpresoj që të ketë një mirëkuptim racional dhe jam në pritje të raportit përfundimtar nga kolegët e ODIHR para se të bëj komente të arsyeshme”, u shpreh ambasadori.

Sa i përket klimës politike në Shqipëri Del Monaco tha: Më duket se ka një dozë të shtuar dinamike dhe gjallërie.

Të fundit