Flash News

E-TJERA

KLP cakton drejtuesit e përkohshëm të prokurorive në rrethe, kush janë

KLP cakton drejtuesit e përkohshëm të prokurorive në rrethe,

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar sot disa emërime të përkohshme për një periudhë tremujore në organet e akuzave.

KLP ka caktuar  drejtuesit e prokurorive të Shkodrës, Korçës, Durrësit, Sarandës, Përmetit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Gjithashtu ka emëruar edhe dy prokurorë të përkohshëm në Korçë dhe Durrës.

KLP bën me dije se të emëruarit e përkohshëm janë:

Albert Murçaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër;

Irena Çunoti, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë;

Afërdita Ndoi, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;

Ludovik Dodaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;

Lorenc Mërkuri, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Sarandë;

Asllan Bajramaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Përmet;

Aurel Zarka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Vlorë;

Erion Çela, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë;

Gjon Fusha, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

 

Të fundit