Flash News

E-TJERA

KLP cakton drejtuesit e Prokurorive në tre rrethe

KLP cakton drejtuesit e Prokurorive në tre rrethe

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh ditën e sotme dhe vijoi me emërimet e përkohshme. KLP ka vendosur Durim Bedinin në krye të Prokurorisë së Kavajës, Julian Çafkan në Prokurorinë Gjirokastër dhe Lazër Çardaku në atë të Shkodrës.

"Këshilli vendosi për vazhdimin e caktimit të përkohshëm, për një periudhë tre mujore, të z. Durim Bedini, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, të z. Julian Çafka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe të z. Lazër Çardaku, në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër", thuhet në njoftimin e KLP.

Këshilli është organi kryesor i qeverisjes së gjyqësorit dhe në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe vlerësime për prokurorë të ndryshëm në të gjithë vendin.

Të fundit