Flash News

E-TJERA

KLP cakton zëvendësuesin e Imerajt/ Arenc Çela, një nga prokurorët e çështjes “Tahiri”

KLP cakton zëvendësuesin e Imerajt/ Arenc Çela, një nga

Një ditë pas shkarkimit nga detyra të Elisabeta Imerajt nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KLP ka caktuar sot zëvendësuesin e saj. Arenc Çela do të jetë drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Tiranës.

Kush është Arenc Çela

Arens Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Lushnjes. Më pas, Çela ka drejtuar Prokurorinë e Beratit dhe ka mbajtur pozicionin e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në janar të 2020-ës, Çela u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si ndihmës-magjistrat në Prokurorinë e Përgjithshme. Çela është një nga prokurorët e çështjes “Tahiri”.

 

Të fundit