Flash News

E-TJERA

KLP kërkesë Manastirliut: Na vaksinoni edhe ne, jemi 928 persona në total

KLP kërkesë Manastirliut: Na vaksinoni edhe ne, jemi 928 persona

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i ka dërguar këtë të martë një shkresë ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut ku i kërkon vaksinimin e përfaqësuesve të drejtësisë kundër COVID-19.

Më konkretisht i kërkohet përfshirja në listën prioritare për vaksinim e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ të Prokurorive.

"Dua të sjell në vëmendje se natyra e punës së prokurorisë është e tillë që dikton kontakt të vazhdueshëm e të afërt me një numër të lartë personash në zyrat e prokurorisë, në gjykata, në terren, në institucionet ku vuhen dënimet penale etj. Kjo vlen si për prokurorët ashtu edhe për oficerët e policisë gjyqësore dhe administratën. Për më tepër, puna e sistemit të prokurorisë nuk mund të ndërpritet apo të zhvillohet online në asnjë rrethanë. Në të vërtetë puna nuk është ndërprerë plotësisht as në pikun e pandemisë." thuhet në shkresën e Gent Ibrahimit.

Grupi i sipërpërmendur në total konsiston në 928 persona.

KLP kërkesë Manastirliut: Na vaksinoni edhe ne, jemi 928 persona

Të fundit