Flash News

E-TJERA

KLP: Kreu i ri i SPAK-ut zgjidhet më 16 dhjetor

KLP: Kreu i ri i SPAK-ut zgjidhet më 16 dhjetor

Kreu i ri i SPAK do të zgjidhet më 16 dhjetor. Data është përcaktuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili do të intervistë më 16 dhjetor kandidatët që synojnë të drejtojnë organin më të rëndësishëm të akuzës në vend.

Sipas njoftimit për mediat të shpërndarë nga KLP-ja, mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00 të 16 dhjetorit, ndërsa prezentë do të jenë anëtarët e KLP-së, si dhe të ftuar përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Programi OPDAT dhe delegacioni i Komisionit Evropian.

KLP-ja njofton se kandidatët që do të intervistohen, të cilët kanë plotësuar kushtet e kandidimit, janë: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Menjëherë pas intervistimit të kandidatëve, do të bëhet edhe përzgjedhja e fituesit, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë Arben Krajën.  

 

Të fundit