Flash News

E-TJERA

KLP mbyll garën për vakancat, aplikojnë pesë prokurorë

KLP mbyll garën për vakancat, aplikojnë pesë prokurorë
Foto Ilustruese

Këshilli i Lartë i Prokuroisë ka mbyllur garën për vendet vakante që u krijuan nga shkarkimi nga i Arben Dollapaj dhe Besnik Canit.

Cani u shkarkua nga posti i prokurorit për shkak të problemeve me pasurinë, vendim i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit çka solli edhe humbjen e mandatit si anëtar KLP-je. Për të njëjtin shkak, për probleme me pasurinë u shkarkua edhe Arben Dollapaj.

Pesë prokurorë kanë aplikuar për dy vendet vakante në KLP,  2 nga Prokuroria e Vlorës, 1 nga e Durrësit, 1 nga Berati dhe 1 nga Tirana.

Ditët në vijim pritet që Prokuroria e Përgjithshme të publikojë datat për votimin e anëtarëve të rinj të KLP-së dhe mënyrën se si do të votohet në kushtet e pandemisë.

Aktualisht, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka 9 nga 11 anëtarë. Plotësimi i vakancave të krijuara ishte parashikuar që të bëhej në muajin nëntor, por është shtyrë për shkak të koronavirusit. 

Të fundit