Flash News

E-TJERA

KLP miraton sigurinë shtesë për prokurorët e SPAK, mes tyre edhe prokurori i çështjes “Balluku”

KLP miraton sigurinë shtesë për prokurorët e SPAK, mes tyre

Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Klodian Braho, për të shtuar masat e mbrojtjes për prokurorin Altin Dumani dhe disa prokurorë të tjerë të strukturës së posaçme.

Kjo kërkesë vjen pas presionit në rritje ndaj Dumanit, i cili ka nën hetim çështje të shumta gjatë kohës si ish-kryeprokuror i SPAK.

Mes prokurorëve që do të përfitojnë mbrojtje shtesë është edhe Dritan Prençi, i cili po heton zv. kryeministren Belinda Balluku. Prençi ka kërkuar gjithashtu caktimin e dy masave të sigurisë: “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë territorit të vendit” për të mbrojtur procesin hetimor.

Kjo vendimmarrje thekson rritjen e masave për sigurinë e prokurorëve që përballen me hetime sensitive dhe të rëndësishme për drejtësinë në vend.

Të fundit