Flash News

E-TJERA

Koalicion PS-PD pas zgjedhjeve? Shkullaku: Në politikë gjithçka ndodh

Koalicion PS-PD pas zgjedhjeve? Shkullaku: Në politikë gjithçka

Analisti Armand Shkullaku e ka cilësuar një fabul që ka ndërtuar kryeministri Edi Rama mundësinë e krijimit të një koalicioni PD-PS pas zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Shkullaku shtoi se gjithsesi, në  politikë gjithçka mund të ndodhë.

“Në politikë gjithçka ndodh. Ajo që them unë se janë zëra që dalin nga mazhoranca. Gjuha që përdor Rama, janë që ‘Basha është djalë i mirë, që problemi është Meta dhe Berisha’.

Është një fabul që Rama e ka ndërtuar pak nga pak. Së pari, e bën për të bërë këtë diversion që ne të diskutojmë dhe së dyti, që është ky fuqia ‘hyjnore’ që selekton partnerët. I jep vetes këtë fuqi, që ai zgjedh edhe kë do bëjë partner. Kemi një njeri që bën edhe ekipin e tij, edhe ekipin kundërshtar, edhe arbitrin. Është ai që vendos rregullat e lojës.

E shoh të pamundur një koalicion mes tyre, këtë do ta vendosin numrat. Nëse opozita merr 71 mandate nuk besoj se ka një interes të sajin të fusi një bashkëqeverisje Ramën”, tha Shkullaku.

“Nëse Rama merr 67% siç thua ti, shkon në opozitë. Nëse LSI do kishte shans të shkonte në riqeverisje me Ramën, atë diçka që do i ofrojë Rama pse mos ta marri me Basha?

Prapë jemi në çështje negociate. Si LSI, si PD besoj se janë rritur në elektorat këto 4 vjet dhe janë rritur për shkak të pakënaqësive të njerëzve ndaj qeverisjes. LSI e pa që nga një bashkëqeverisje me Ramën doli më e lodhur se bashkëqeverisja me PD. I vetmi rezultat që e arsyeton një koalicion të madh është rezultati 70-70”, u shpreh Shkullaku.  

Të fundit