Flash News

E-TJERA

Koalicioni i Bashës me aleatët, Patozi: S'ka asnjë ndryshim nga 2017-ta, s'është për tu duartrokitur

Koalicioni i Bashës me aleatët, Patozi: S'ka asnjë ndryshim

Koordinatori i Bidnjes Demokratike dhe njëkohësisht ish-deputet i PD-së, Astrit Patozi ka komentuar koalicionin opozitar të udhëhequr nga PD, "Aleanca për Ndrshim".

Patozi shprehet se koalicioni nuk ka asnjë ndryshim nga viti 2017 dhe sipas tij, e vetmja gjë e re në këto zgjedhje janë partitë e reja.

"Këtu nuk është dita për të duartrokitur sepse çfarë ka thënë sot koalicioni që është materializuar. I ka thënë Shqipërisë që jemi në vitin 2017. Pra jemi në një Déjà vu mes raportit të forcave. E vetmja risi e zgjedhjeve sot nga 2017 është fakti që ka parti të reja. Kjo është e vetmja risi që kanë qytetarët përpara që të shkojnë drejt kutive të votimit." - tha Patozi në "Open".

Ndërsa ish-deputet demokrat Bylykbashi, lidhur me negociatat e Bashës me aleatët për koalicionin, shprehet se në minutën e fundit janë diskutuar vetëm detajet.

"E keni parasysh që çdo marrëveshje është në minutën e fundit por diskutimet më para kanë çuar në pjekjen e asaj marrëveshje. Besoj që në të kaluarën zor se gjejmë marrëveshje që nuk kanë qenë të njëjta. Diskutimet kanë kohë që janë zhvilluar, por detajet janë në minutën e fundit." -shprehet Bylykbashi.

Të fundit