Flash News

E-TJERA

Koçi refuzoi praninë e tij në komision, Fuga: Si mundet deputeti t’i heqë të drejtën pa gjyq një akademiku

Koçi refuzoi praninë e tij në komision, Fuga: Si mundet

Akademiku Artan Fuga ka folur për Akademinë e Shkencave dhe qëndrimin e deputetit socialist Petro Koçi, i cili nuk pranoi prezencën e Fugës në Komisionin për Edukimin dhe Median.

I ftuar në News 24, Fuga tha se deputeti mund të mos dojë ballafaqim, por është e rëndësishme të dëgjohen të dyja palët.

Më tej Fuga shtoi se më shqetësuese në atë mbledhje ishte mendësia që u shfaq, pasi sipas tij, u pa qartë që një deputet po kërkonte t’i heqë të drejtën një akademiku pa gjyq.

“Në pr.ligjin që kanë propozuar deputeti Petro Koçi dhe deputeti Ismet Beqiraj, kërkon të bëhet një ndryshim. Ky pr.ligj që unë kundërshtoj ka të bëjë me faktin që; Kryesia e Akademisë së Shkencave të ketë mundësi që pas një mandati, të kandidojë për të marrë një mandat të dytë. Ligji i tanishëm nuk e lejon. Ky pr.ligj i deputetëve kërkon që të heqin mundësinë që edhe pas moshës 75-vjeç të jesh i përfshirë në këtë moshë. Kur bëhet një amendament i një projektligji bëhet për ta përmirësuar. Unë i kam hyrë anës procedurale dhe dje ishte një mbledhje për të vendosur agjendës e Komisionit në javën që vjen. Në mbledhjen e djeshme zoti Koçi tha që në mbledhjen e ardhshme zoti, Fuga të mos vijë.

Si është e mundur që një deputet kërkon t’i heqë të drejtën pa gjyq një akademiku, lerë pastaj një qytetari. Këta deputetë ndoshta nuk duan që të ketë një ballafaqim, apo ndoshta e quajnë një kohë të humbur diskutimin për atë që ata e kanë vendosur. Pika kulminante arriti dje. Unë pyes, këta dy deputetë, me cilin janë konsultuar për të arritur në ato propozime ligjore që propozojnë, pasi relacioni i tyre nuk ka asnjë gjurmë të konsultimeve. Këtë e kërkon ligji. Unë kam katër muaj që them hajde të diskutojmë në publik, të vij unë në Kuvend të diskutojmë. Në gazetari thuhet që duhen dëgjuar të gjitha palët”, tha Fuga.

Të fundit