Flash News

E-TJERA

Kodi i ri Penal: Dy vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudim

Kodi i ri Penal: Dy vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë

Mes shumë neneve të propozuara, në Draftin e Kodit të ri Penal, përfshihen ndryshime për kontrollin teknik të mjeteve.

Neni parashikon se moskryerja e kontrollit teknik të mjeteve motorike (kolaudimit) apo në kundërshtim me ligjin do të konsiderohet kundërvajtje penale që dënohet me gjobë deri në dy vite burg.

“Moskryerja e procedurave të kontrollit teknik të mjeteve motorike, apo kryerja e tyre në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, nga personi i cili ka për detyrë ta kryejë atë, kur kanë krijuar apo përbëjnë rrezik për jetën dhe sigurinë e njerëzve gjatë qarkullimit rrugor ose, kur kanë sjellë ndotjen tej normave të lejuara të ajrit, ujërave apo tokës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”, thuhet në nen.

Kodi i ri Penal: Dy vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë

Të fundit