Flash News

E-TJERA

Kodi i ri penal, Dervishaj: Hartimi i draftit nuk përfshiu grupet e interesit

Kodi i ri penal, Dervishaj: Hartimi i draftit nuk përfshiu grupet e

Ndryshimet e propozuara në Kodin Penal kanë ndezur një debat të gjerë në opinionin publik dhe juridik në vend.

Ndër zërat më kritikë ndaj mënyrës si po përgatitet ky draft, është edhe kushtetutalisti Bledar Dervishaj, i cili në një intervistë për Euronews Albania shprehu shqetësimin për mungesën e konsultimeve të duhura me institucionet kyçe si Prokuroria, si dhe për cilësinë dhe transparencën e procesit.

Sipas tij, edhe pse nevoja për një Kod Penal të ri është reale, mënyra si po ndërtohet ai mund të rrezikojë standardet e drejtësisë penale dhe të lirisë juridike në vend. 

“Fakti që Prokuroria që është institucioni bazë që ka lidhje me kodin penal nuk thirret për konsultim është shqetësuese. Kodi i ri penal në vend është i mirëpritur, pra kemi nevojë ta ndryshojmë, sfidat e Shqipërisë sot janë të tjera, shoqëria është zhvilluar ndaj shteti ka vendosur të penalizojë edhe sjellje të tjera shoqërore që ne nuk i konceptojmë dot. Për të shmangur debatin e panevojshëm duhet të ishte bashkëpunuar më shumë dhe sot do kishim një draft më shumë cilësor. Mund të jenë thirrur juristë, por jo të atij niveli që kërkon një kod penal.

Për shembull krimet zgjedhore siç kanë qenë dhe siç janë shoh lehtësim të politikës penale në marzhet e dënimit. Duhet ta dimë kush ka qenë autori i këtij drafti, qeveria, shkolla e magjistraturës? Kodi penal duhet të konsultojë ministritë të gjitha, nuk e shoh të shpërndarë mendimin e specializuar, jo vetëm juridik por edhe ekonomik edhe më gjerë. Drafti nuk është gati ende për konsultim publik, jo me që të miratohet se do ishte përmbysje e drejtësisë penale”, tha Dervishaj.

Të fundit