Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
BIRN: Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministri në arrati nga drejtësia, përballet në një nga dy çështjet penale në ngarkim të tij me një akuzë për abuzim me detyrën, përmes moskryerjes së një detyrimi ligjor. Sipas aktakuzës së vitit 2023, Ahmetaj nuk zbatoi një vendim të formës së prerë të gjykatës duke i shkaktuar dëm prej miliona eurosh familjes Myderizi. Ahmetaj i ka mohuar akuzat nga arratia.
Sido që të vejë puna, në rast se Kodi i ri Penal i propozuar nga qeveria për diskutim publik do të miratohej, me gjasë do ta shpëtonte Ahmetajn nga kjo akuzë për shkakun e thjeshtë se vepra penale e parashikuar kësaj here kërkon që, prokuroria të vërtetojë jo vetëm veprimin apo mosveprimin e zyrtarit që ka shkaktuar dëmin, por duhet të vërtetojë që zyrtari ka vepruar me qëllim kriminal. Dhe duke qenë se, qëllimet kriminale gjenden brenda mendjes së njeriut të dyshuar për shkelje, gjasat janë që gjykata do të detyrohet të rrëzojë padinë si të pambështetur në ligj e në prova, pasi qëllimi kriminal nuk mund të vërtetohet.
Shpërdorimi i detyrës dhe shkelja e barazisë në tenderë apo në ankande publike janë dy ndryshime madhore të parashikuara në propozimet për ndryshimin e Kodit Penal. Qeveria është distancuar nga autorësia e ndryshimeve ligjore dhe thotë se Kodi është hartuar nga një grup ekspertësh, por deri më sot, asnjë nga ekspertët e përmendur nuk ka dalë publikisht që të mbrojë punën e vet.
Ndërhyrja në këto dy nene praktikisht bën të pavlefshëm të gjithë konceptin e abuzimit me detyrën nga zyrtarët publikë apo atë të krijimit të kushteve të pabarabarta për operatorët ekonomikë në rastet e tenderëve apo ankandeve publike.
“1. Zyrtari publik, i ngarkuar drejtperdrejt apo terthorazi [SIC], me administrimin e fondeve publike, që synon, me dashje dhe qellim [SIC] kriminal, t’i shkaktojë dëm ekonomik veprimtarisë së institucionit të tij apo një personi tjetër, ngaqë: a) ushtron kompetencat në mënyrë të paligjshme; b) tejkalon autoritetin e tij ligjor duke perdorur fondet jashte destinacionit te tyre, ose c) krijon pengesa për të përmbushur një detyrë që rrjedh nga tagrat e tij ligjorë ose nga një vendim gjyqësor, kur veprimi nuk përbën ndonjë vepër penale më të rëndë, dënohet me burgim deri në katër vjet,” shkruhet në projektin e propozuar, i cili ndryshon në mënyrë themelore konceptin aktual ligjor të abuzimit të detyrës, e kufizon këtë vepër penale në fushën e administrimit të fondeve publike apo kërkon që prokurorët të vërtetojnë se zyrtari ka vepruar me “qellim kriminal”.
Ndryshe nga versioni i propozuar, Kodi aktual Penal në nenin 248 është shumë më lakonik, konciz dhe i qartë. Aty shkruhet: “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.”
Siç dallohet, hartuesve të Kodit të ri Penal i janë nevojitur 162 fjalë për të zëvendësuar një nen me 71 fjalë, i cili kërkon thjeshtë që zyrtari të merret përgjegjës në rast se një veprim apo mosveprim në kundërshtim me ligjin, i ka shkaktuar dëm shtetit apo shtetasve në përfitime materiale apo jomateriale të atij vetë ose të të tjerëve.
Jo më shkelje të barazisë me tenderë
Kodi aktual Penal parashikon në nenin 258 veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë apo ankande publike ku parashikohet se krijimi i kushteve të pabarabarta në tenderë apo ankande, në çfarëdolloj forme apo pavarësisht qëllimit të shkelësit të ligjit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Ndryshe nga neni aktual, propozimi në kodin e ri në nenin 324 parashikon që zyrtarët e prokurimeve publike do të mund të mbahen përgjegjës vetëm në rastet kur shkelja e mësipërme është bërë “për qëllim përfitimi”.
“Kryerja e qëllimtë e veprimeve te pabarabarta nga personi i ngarkuar me funksione shtetërore apo në shërbim publik, që për qëllim përfitimi, për qëllim përfitimi [SIC], shmangin garën reale, konkurrimin e ndershëm dhe cenojnë barazinë e kandidatëve, operatorë ekonomikë, në procedurat e kërkuara nga ligji në një prokurim publik, marrja e masave me qëllim për të diskriminuar apo favorizuar subjekte të veçanta tregtare, kur prokurimi është në vlerën e kufirit të prokurimeve me vlerë të vogël sipas parashikimeve të legjislacionit të fushës, apo kur për të njëjtat arsye është vendosur apo ndikuar të vendoset fitues i procesit një subjekt i pamerituar, kur me pare jane marre masa administrative perkatese, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet,” thuhet në propozimin aktual.
Mënyra e formulimit të këtij neni është dallueshëm një nonsens juridik për shkak se, nëse një zyrtar ka përfituar nga shkelja e barazisë në tenderë apo ankande, ai dënohet për korrupsion ndërsa, në mungesë të vërtetimit nga prokurorët të qëllimit të përfitimit zyrtari mund të bëjë shkelje sa të dojë pa u shqetësuar se do të dënohet, për sa kohë arrin të fshehë përfitimet e mundshme.
Kodi i ri Penal është kritikuar deri më tani si “arbitrar”, “inkuizitor” dhe “jo në përputhje me standardet ndërkombëtare” sa i përket pjesës së veprave të shumta penale që qytetarët mund të kryejnë, sipas këtij kodi, jo përmes veprimit, por përmes të folurit apo të shkruarit. Kodi është kritikuar gjithashtu si i paqartë, si një hap pas në disa drejtime apo një i tillë që do të shkaktojë konfuzion të panevojshëm apo edhe që do të vë në rrezik funksionimin tërësor të drejtësisë penale të vendit.
Disa kanë vënë gjithashtu në pikëpyetje nevojën për hartimin e një Kodi të ri, në një vend ku nuk ka pasur së fundmi ndonjë ndryshim regjimi dhe në të cilin, kodi aktual, i miratuar fillimisht në vitin 1995, është përpunuar për tre dekada me radhë nga sistemi i drejtësisë përmes praktikës gjyqësore, vendimeve unifikuese të Gjykatës së Lartë apo interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese apo edhe nga vetë parlamenti, duke hequr shumë nene negative, duke rishkruar apo riinterpretuar nene të tjera apo duke shtuar nene, jo gjithmonë në mënyrë fort të arsyeshme, por në shumicën e rasteve, përmes një procesi diskutimi të detajuar për çdo nen e çdo fjalë.
Puna e tre dekadave ka gjasa do të duhet të nisë nga e para, pasi sistemi i drejtësisë do të duhet të shqyrtojë formulime gjuhësore krejtësisht të ndryshme, të shprehura në një gjuhë që, sipas profesor Artan Fugës, “mund të interpretohen si një fizarmonikë, si një llastik.”
Përveç këtyre, ekzistenca e neneve që dukshëm bien ndesh me disa nga çështjet më të debatuara në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si liria e shprehjes apo pacënueshmëria e dinjitetit të autoriteteve shtetërore si presidenti i republikës, ngre pikëpyetje serioze mbi nivelin e profesionalizmit të atyre të cilëve qeveria i referohet si “grup ekspertësh”, asnjëri prej të cilëve nuk ka dalë deri më sot të mbrojë atë që normalisht duhej të ishte krenaria e karrierës së çdo juristi.
Me fuqi për çështjet aktuale
Një nga parimet themelore të të drejtës penale është që, nëse qytetari që ka kryer një shkelje përballet me ndryshimin e legjislacionit që parashikon shkeljen e kryer prej tij para gjykimit të formës së prerë, interesi i tij prevalon. Kjo do të thotë që, në rastet kur vepra penale e rishikuar mbart dënim më të lartë se sa parashikohej në kohën kur u krye shkelja, shkelësi gjykohet sipas ligjit të vjetër. Ndërsa në rast se ligji i ri e favorizon atë në krahasim me të mëparshmin, ai gëzon të drejtën të gjykohet sipas ligjit të ri. Kjo do të thotë që, të gjithë zyrtarët që aktualisht përballen me akuza penale apo janë nën hetim për vepra penale, do të mund të zgjedhin opsionin më me leverdi për ta, si për sa i përket thelbit ashtu edhe masës së dënimit. Për shembull, vepra penale e korrupsionit pasiv parashikohet në projektkodin e propozuar të dënohet me 3 deri në 8 vjet heqje lirie. Por për të gjitha shkeljet e mundshme të bëra para hyrjes në fuqi të këtij kodi, do të mund të zgjedhin të gjykohen nga kodi aktual që parashikon dënim nga 2 deri në tetë vjet. Ndërsa zyrtarët e akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë ka gjasa do të kërkojnë të gjykohen apo të rigjykohen në bazë të kodit të ri penal, duke përfituar në praktikë një formë amnistie të pashpallur.
Parimi i përdorimit të ligjit më favorizues për subjektin sqarohet shprehimisht në projektkodin penal të prezantuar në nenin 9 ku shkruhet: Ligji i ri që nuk dënon veprën penale ka fuqi prapavepruese. Procedimi penal i filluar pushon, ndërsa në rast se personi është dënuar, ekzekutimi i dënimit nuk mund të fillojë dhe, në qoftë se ka filluar, pushon”. Dhe gjithashtu, në këtë nen shtohet: “Kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji i mëvonshëm janë të ndryshëm, zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit janë më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale, përveç rasteve kur duhet shmangur gjëja e gjykuar. Çdo kërkesë që referon në përmbajtjen e ndryshme të dispozitave penale apo në masën e llojin e ndryshëm të dënimit penal që ato parashikojnë, kur e drejta lind në fazën e vuajtjes së dënimit, zgjidhet nga gjykata penale e fazës përgjatë ekzekutimit të dënimeve.”/ BIRN

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38