Flash News

E-TJERA

Kodi Zgjedhor, Bindja Demokratike kërkesë në Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 163

Kodi Zgjedhor, Bindja Demokratike kërkesë në Kushtetuese për
Fabian Topollaj

Bindja Demokratike ka dorëzuar paraditen e sotme në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, ku përcaktohet mënyra e shpërndarjes së mandateve të deputetëve.

Në një prononcim për mediat pas dorëzimit të dokumentit, anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj tha se: Ashtu siç kishim lajmëruar 2 muaj më parë, me konstituimin e trupës kushtetuese, ne depozituam padinë ndaj Kodit Zgjedhor. Ndryshe nga partitë e tjera, që kundërshtojnë Kodin Zgjedhor, ne e bëjmë me akte konkrete. Ne kundërshtojmë nenin 163, që i mbyll listat e kandidatëve për deputet, ndërsa Kushtetuta i hap ato.

Neni 163 lidhet me herësin që përftohet nga pjesëtimi dhe nëse ai është një numër me mbetje dhjetore, merret numri i plotë më i afërt. 

Sipas BD, shpërndarja e mandateve cënon barazinë e votës dhe bie ndesh me parimin e listës së hapur të sanksionuar në Kushtetutë.

Të fundit