Flash News

E-TJERA

Kodi Zgjedhor, cilët janë deputetët që ‘ndryshuan mendje’ në votimin për dekretin e presidentit

Kodi Zgjedhor, cilët janë deputetët që ‘ndryshuan

Këtë të enjte, ashtu siç pritej dhe pa surpriza, Kuvendi rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor.

Me të njëjtat vota si në 5 tetor, Kuvendi rrëzoi me po 97 vota edhe dekretin e Metës për rishqyrtimin e Kodit.

Megjithatë, mes 122 ligjvënësve pati edhe ‘të lëkundur’.

Shumica votuan njësoj si në 5 tetor, por propozimi i mazhorancës mori sërish të njëjtat vota, ndonëse në radhët e PS pati mungesa në seancën plenare siç ishte rasti i Blerina Gjylametit, e cila aktualisht ndodhet e karantinuar prej covid-19.

Më poshtë, renditen disa nga emrat që nuk votuan njësoj si në 5 tetor:

Rudina Hajdari: Në 5 tetor nuk mori pjesë në votim; në 29 tetor votoi pro dekretit të Metës

Myslim Murrizi: Në 5 tetor votoi pro Kodit Zgjedhor; në 29 tetor nuk ka votuar

Bashkim Fino: Në 5 tetor votoi pro Kodit Zgjedhor; Në 29 tetor mungoi

Halit Valteri: Në 5 tetor votoi kundër Kodit Zgjehdor; Në 29 tetor abstenoi

Andi Përmeti: Në 5 tetor nuk mori pjesë në votim; në 29 tetor pro dekretit të Metës  

Erion Piciri: Në 5 tetor votoi kundër; në 29 tetor abstenoi

Halil Jakimi: Në 5 tetor abstenoi; në 29 tetor votoi kundër dekretit të Metës

 

Të fundit