Flash News

E-TJERA

Kodi Zgjedhor/Eurodeputeti Gahler mbështet mesazhin e Varhelyi: Komisioni i Venecias duhet të respektohet nga të gjitha palët

Kodi Zgjedhor/Eurodeputeti Gahler mbështet mesazhin e Varhelyi: Komisioni i
Europarlamentari Michael Gahler

Europarlamentari Michael Gahler ka reaguar pas mesazhit të Komisionerittë BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, teksa shprehet se deklarata e tij është "e mençur".

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Gahler shkruan se institucione si Komisioni i Venecias duhet të respektohen nga të gjitha palët e interesuara.

 Varhelyi i bëri thirrje Ramës për herë të dytë që të presin një opinion të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, përpara rivotimit në Parlament.

"Deklarata e Komisionerit është e mençur, pasi institucione si Komisioni i Venecias duhet të respektohen nga të gjitha palët e interesuara", shkruan ai në përgjigje të postimit të Varhelyi.

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor me një dekret prej 81 faqesh të arsyetuar. Po ashtu ai kishte kërkuar dhe opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan nga Kuvendi më 5 tetor.

Oliver Varhelyi së bashku me aktorë të tjerë të BE njëzëri i bënë thirrje qeverisë, Kuvendit dhe Ramës që të presin Komisionin e Vencias, por kryeministri i Shqipërisë këmbëngul duke theksuar se ato do të kalojnë pa vonesë në votim.

Të fundit