Flash News

E-TJERA

"Kodi Zgjedhor në Venecia", David Lega: Parlamenti dhe Rama të presin opinionin, zgjedhje të lira në 25 prill

"Kodi Zgjedhor në Venecia", David Lega: Parlamenti dhe Rama

Reporteri për Shqipërinë në BE, David Lega ka reaguar pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të dërguar për opinion në Komisionin e Venecias ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në të njëjtën linjë me Komisionerin për Zgjerim Oliver edhe eurodeputeti i bëri thirrje parlamentit dhe kryeministrit Edi Rama të presë opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas tij, kjo do të ishte një qasje demokratike. "Zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021", përmbyll reagimin e tij Lega.

Reagimi i plotë:

“Bie dakort me Komisionerin Varhelyi. Parlamenti shqiptar dhe kryeministri Rama duhet të presin për opinionin e Komisionit të Venecias, kjo do të ishte një qasje demokratike. Zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan Lega në Twitter.

Të fundit