Flash News

E-TJERA

Kofsha e pulës i kushtoi karrierën, ish-kampioni i botës qëndron në “stol”

Kofsha e pulës i kushtoi karrierën, ish-kampioni i botës
Në foto/ Andre Schurrle

Ish-futbollisti i Chelsea dhe ish-lojtari i kombëtares gjermane Andre Schurrle nuk është më pjesë e botës së futbollit. Ai ka rikujtuar edhe njëherë ,momentin kur karriera e tij futbollistike mori fund.

Schurrle shprehet se gjatë një udhëtimi në Poloni së bashku me skuadrën, ai u helmua nga një kofshë pule dhe prej asaj dite filloi të humbte shumë në peshë. Pas vizitave, Schurrle shprehet se mjekët kishin gjetur shenja të ‘salmonella-s’.

"U helmova nga një kofshë pule dhe që nga ai moment nuk kam ngrënë më pulë. Nga i gjithë ekipi, vetëm unë isha i sëmurë. Ndodhi gjatë një udhëtimi në Poloni. Pastaj humba peshë, humba tre, katër, pesë kilogramë. Mu desh një kohë shumë e gjatë për të rimarrë veten. Isha tmerrësisht keq dhe ndjeva se as nuk mund të çohesha nga shtrati. Në fund zbuluam se ishte salmonella", tha Schurrle.

Talenti gjerman Andre Schurrle pasi u shpall kampion bote në vitin 2014 me kombëtaren gjermane, u transferua më pas nga Bayer Leverskusen te Chelsea.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andre Schürrle (@andreschuerrle)

Të fundit