Flash News

E-TJERA

"Koha nuk pret, të vërshojë uragani popullor", Maliqi thirrje për revolucion: Mos blini te bizneset e oligarkëve

"Koha nuk pret, të vërshojë uragani popullor", Maliqi

Deputeti Lefter Maliqi iu ka bërë thirrje për t'u ngritur në një revolucion demokratik, pasi sipas tij, nesër do të jetë tepër vonë për të larguar kryeministrin Rama, të cilin ai e quan diktator.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi iu kërkon qytetarëve që të mos blejnë dhe mos marrin shërbime nga asnjë kompanit që sipas tij, ndihmon në instalimin e diktaturës dhe kërkon bojkotin e bizneseve të oligarkëve.

Lefter Maliqi nuk arriti të fitonte dot mandatin e deputetit më 25 prill, teksa kandidonte nën siglën e LSI-së në Qarkun e Beratit.

Postimi i plotë:

Largoni Diktatorin sot neser do jetë vone.Ose te ngrihemi, ose te pranojme diktaturen; ose revolucion demokratik, ose te pranojme masakren e elektorale; ose protesta masive, ose te pranojme sundimin e krimit, oligarkeve, bandave dhe mafies qeveritare. Ose uragani popullor te vershoje te marre perpara makinerine e miliona eurove qe blen votat, dinjitetin, te ardhmen e Shqiptareve, ose te heshtim para krimit, korrupsionit, kapjes se institucioneve. Mos bli,mos merr sherbim nga asnje kompani qe ndihmon ne instalimin e diktatures,bojkoto bizneset e oligarkeve.Ose liri e demokraci, ose nenshtrim. Koha nuk pret! Reago, ngrihu, ose hesht e ik!

Të fundit