Flash News

E-TJERA

Koka bashkëpunëtor i drejtësisë? Flet avokati: Është i hapur për të treguar ngjarjen

Koka bashkëpunëtor i drejtësisë? Flet avokati:

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ndodhet në qeli pas hetimeve lidhur me aferën e inceneratorëve.

Avokati i Kokës, u pyet sot gjatë një deklarate për mediet nëse Koka është ofruar të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë apo jo. Avokati tha se ish-ministri është i hapur për të sqaruar rrethanat e ngjarjeve para drejtësisë, por kjo nuk e bën një bashkëpunëtor.

Sipas përfaqësuesit ligjor të Kokës, nuk ka arsye që ai të pendohet.

"Lefter Koka nuk ka përse të pendohet e nuk ka përse të bëhet bashkëpunëtor se bashkëpunëtori në kuptimin e ligjit është një person që tregon përgjegjësi për veten e tij apo dhe për personat e tjerë.

Në rastin konkret Lefter Koka nuk ka përse të pendohet e të bashkëpunojë se të jesh i hapur me organin e hetimit, t’i përgjigjesh pozitivisht kërkesës që do japësh shpjegime për të treguar rrethanat e ngjarjes nuk do të thotë që je bashkëpunëtor me drejtësinë", tha avokati. 

Të fundit