Flash News

E-TJERA

Koka e trafikut të ko*ainës, arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar nga Belgjika

Koka e trafikut të ko*ainës, arrestohet në Itali shqiptari i

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Në këtë kuadër, oficerët e Fiamme Gialle, në vijim të një aktiviteti të shënjestruar hetimor, kanë rënë në gjurmë të shtetasit shqiptar, marrës i masës shtrënguese dhe e kanë arrestuar, duke e dërguar në burgun e Venecias në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Venecias.

Kjo e fundit së shpejti do të duhet të vendosë nëse do të japë ekstradim në Belgjikë, duke bërë kështu të zbatueshëm urdhër-arrestin evropian.

Nga dokumentet e hetimit belg del se në vitet 2021/2022 i burgosuri me origjinë shqiptare do të kishte qenë në krye të një organizate kriminale ndërkombëtare që vepronte mes Amerikës së Jugut dhe Europës në tregtinë dhe importimin e sasive shumë të mëdha të kokainës në Europë.

Të fundit