Flash News

E-TJERA

Koka: Ramës i ka dalë situata nga kontrolli, mundohet të gjejë vrimë ku të futet

Koka: Ramës i ka dalë situata nga kontrolli, mundohet të

Gazetari Bledian Koka ka thënë se kryeministrit Rama i ka dalë situata nga duart dhe kjo reflektohet edhe me mungesën e tij në seancat plenare të Kuvendit.

I ftuar në Syri Tv, Koka tha se Rama është në vështirësi dhe mundohet të gjejë një vrimë për t’u futur.

"Unë mendoj se Rama është tërësisht në vështirësi, të gjithë ata që mendojnë se Rama është i fort dhe i ka gjërat në duar sot ai do të ishte në parlament dhe ti mundte me gallata.

Denoncimi i opozitës i nisur në vitin 2018 me gjithë problematikat e tyre ajo e ka arritur rezultatin e saj. Nëse drejtësia do të reagonte me kohë shumë më pak dëm do të ishte bërë pasi edhe sot paguhen para nga taksat për gjera që nuk marri më shërbime.

Fakti që Rama nuk ishte në parlament sot kjo është një gjë e mirë pasi tregon se është në një situatë shumë të vështirë dhe nuk i ka gjërat në dorë. E gjithë kjo situatë është shumë skandaloze por edhe situata që është jashtë kontrollit të tij dhe mundohet të gjejë vrima ku të futet është një gjë e mirë", tha Koka.

Të fundit