Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kokaina në Durrës/ Flet nga arratia administratori i kompanisë: Do vija sot në Shqipëri, por s'jam aq trim. Kush rrezikon për 10 kg drogë!?

Administratori i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Eduart Dauti, i cili është shpallur në kërkim nga policia, ka folur nga Franca lidhur me akuzat për kokainën e sekuestruar dje në portin e Durrësit. Kompania e tij kishte porositur sasinë e bananeve nga Ekuadori, te kontejneri i së cilës u gjet sasisa e kokainës.
Teksa mohon të ketë lidhje me ngjarjen, Dauti shprehet se për sot kishte prerë biletën e kthimit për në Shqipëri, por nuk erdhi nga frika se do i vendosin prangat. Në një lidhje nga Franca për “News24”, Dauti iu kërkoi autoriteteve shqiptare të hetojnë dhe të zbulojnë porositësit dhe trafikantët e vërtetë të lëndës narkotike.
Eduart Dauti shprehet se kompania e tij importon vetëm fruta dhe nuk do e rrezikonte veten me 10 kg drogë.
Cili është pozicioni juaj?
Nuk është hera e parë që jam pikasur nga autoritetet shqiptare për gjurmën e trafikantit. Është hera e dytë që po më ndodh, hera e parë ka qenë para 2-3 vitesh dhe në atë kohë më shpëtoi DEA dhe autoriteteve shqiptare ju mora dhe orizin. Këtë radhë, më kanë arrestuar vëllain në flagrancë. Unë ndodhem në Francë me familjen time, kam ardhur për ditëlindjen e vajzës. Erdha për të festuar 10-vjetorin e vajzës dhe më ngeli në fyt. Sot kisha biletën e kthimit dhe nuk erdha nga frika se do më vinin prangat.
Çfarë përgjegjësie keni për drogën e kapur?
Unë si tregtar importoj vetëm fruta. Fruta kam në kontejner, asgjë tjetër. Çfarë ndodh jashtë nuk kam asnjë lloj përgjegjësie. Aty kanë të bëjnë autoritetet gisht. Përgjegjësia ime është vetëm pas skanerit. Pasi kalon në skaner, mua më jepet konfirmimi për ta marrë. Asgjë nuk vjen te ne pa kaluar më parë në skaner dhe ne të gjithë e dimë se po kalove në skaner, je i zënë. Kush e rrezikon veten e vet për 10 kg drogë.
Pse ju në të dy rastet?
Kriminelët ndoshta kërkojnë rrugët, siç jam unë që kam një kontratë nga Pirues. Unë di të them që kam vetëm fruta. Nuk kam asnjë lloj aksesi në Portin e Durrësit, për të kontrolluar kontejnerët. Kanë vetëm autoritetet portuale akses aty. Edhe sa vite jetë kam unë, që të rrezikoj jetën time, duke e ditur që në skaner unë jam i mbërthyer. Edhe nëse një banane të vjen mangët, skaneri ta kupton dhe ta nxjerr me të kuqe. Është shumë e thjeshtë për ta kuptuar këtë situatë. Ka kriminelë në portin e hyrjes dhe të zbritjes, se janë në Portin e Durrësit apo të Pireut, këtë nuk e them dot, nuk kam fuqi ta hetoj.
Do të ktheheni?
Doja të kthehesha sot, por nuk isha aq trim, sa të vija, se do më vinin prangat. Më kanë arrestuar një vëlla. Krimineli nuk ka çfarë humbet, se humbi disa dollarë, por unë humbas milionat e mi, humbas dinjitetin. Jam i gatshëm të përballem, por nuk dua të më vënë prangat sa të vij në aeroport, sikur të jem kriminel. Unë drejtësi kërkoj, ne vuajmë për drejtësi. Pse nuk e lanë drogën të kalonte dhe ta shikonin kush do ta merrte. E kanë të lehtë t’i vënë prangat direkt biznesit, por të inkriminuarit janë vetë ata të Portit, vetëm ata kanë akses. Kaq pabuks jam, kaq i uritur? Pse duhet ta bëj një gjë të tillë. Unë e kam biznesin të suksesshëm, është fitimprurës, dhe jam i lumtur për këtë. Pse duhet të rrezikoj jetën tim dhe sot po fshihem si miu.
Nuk ndjeni asnjë përgjegjësi, por pse duhet të përfshiheni ju?
Ne nga ky biznes po jetojmë, javë për javë kam kontejner. Se jam i pikasur nga kriminelët, duhet ta bëjë shteti punën, nga ta di unë. Nuk po bëjmë dot biznes, nuk shkoj dot në Portin e Durrësit. Herën e kaluar më shpëtoi DEA, se ata bënë hetimin e saktë dhe ua zhdukën orizin, i lanë pa pilaf e pa sultjash.
Nga se keni frikë ju?
Kam frikë nga padrejtësia, nga asgjë tjetër. Nëse ka drejtësi dhe gjykohet saktë, të bëhet një hetim dhe të shihet kush e sjell drogën, kush e importon. Unë nuk jam as importues, as shitës, as blerës. Nuk kam lidhje fare me këto gjëra. Nëse jam unë përgjegjës, 7 pashë nën dhe të më fusin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38