Flash News

E-TJERA

Kokaina në Portin e Durrësit, GJKKO lë në burg aksionerin e “Alba Exotic Fruit”

Kokaina në Portin e Durrësit, GJKKO lë në burg

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg Bajron Gumenin, administrator dhe aksioner i kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

GJKKO nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gumenin, i cili akuzohet për “trafik të narkotikëve”, lidhur me sasinë prej 11.6 kg kokainë nga Ekuadori që u kap dhe u sekuestrua në një kontejner që vinin për llogari të kësaj kompanie në Portin e Durrësit disa javë më parë.

Avokati i tij ka kërkuar shfuqizimin e masës së sigurisë për Gumenin dhe dërgimin e çështjes hetimore në Prokurorinë e Durrësit, por sërish GJKKO e ka lënë në burg .

Për kokainën e sekuestruar është shpallur në kërkim administratori i kompanisë Eduart Dauti. Përgjatë një muaji në kontejnerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në portin e Durrësit janë sekuestruar 3 herë sasi të ndryshme kokaine.

 

Të fundit